Mbyllet protesta e opozitës, rikthehet të enjten

Opozita ka përfunduar protestën për ditën e sotme për t’u rikthyer ditën e enjte në të njëjtën orë përpara Parlamentit.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha theksoi se opozita nuk do të tërhiqet nga protesta dhe kërkesa e saj për të larguar kryeministrin Edi Rama.

proesta 2 proesta 4 protesta
<
>

Dua sot në emër të opozitës t’u shpreh mirënjohjen më të thellë qindra mijëra shqiptarëve që i dhanë zë revoltës dhe kryengritjes qytetare. Le të zotohemi sot se kjo kryengritje qytetare do të vazhdojë deri në përmbysjen totale të këtij sistemi të kalbur dhe t’ju ftoj të enjten në orën 10:00 në protestën tjetër më të bashkuar dhe të vendosur se kurrë. Ne do të vazhdojmë të jemi të vendosur kundër qeverisë hajdute. Ditën e enjte, populli do t’i japë një përgjigje tjetër narkoshtetit duke marrë fatin në duart e tij. Ndaj ju ftoj të gjithëve, duke u falënderuar nga zemra për këtë qëndresë të jashtëzakonshme të jemi edhe më shumë edhe më të vendosur edhe më të bashkuar të enjten e javës së ardhshme“, u shpreh Basha.

Protesta e opozitës zgjati për rreth 5 orë përpara dyerve të Kryeministrisë. Përgjatë saj pati të lënduar nga gazi lotsjellës si nga radhët e protestuesve ashtu edhe nga ana e forcave policore. Ndërsa godina e qeverisë ishte ajo u shndërrua në tabelë qitjeje dhe dhune nga ana e protestuesve./real-news.tv/