fbpx

Mbyllet takimi i Këshillit Politik, ja për çfarë ranë dakord palët

640-0-5eccdfb3de367.jpg

Ka përfunduar mbledhje e Këshillit Politik. Prej disa orësh mazhoranca e opozita (parlamentare e jo parlamentare) ishin  ulur për të diskutuar mbi reformën zgjedhore, e cila pritet të përmbyllet brenda këtij muaji.

Deri më tani duket se palët kanë rënë dakord në lidhje me praninë e policisë në procesin zgjedhor si dhe për vendosjen e kamerave monitoruese në të gjitha qendrat e votimit.

Po ashtu është rënë dakord dhe pë vendosjen e oficerëve të policisë në sallat e numërimit të votave.

Por përtej këtyre pikave të përbashkëta, duket se dakordësia për vendosjen e një ministri teknik 100 ditë para zgjedhjeve mbetet ende në diskutim.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303