Mbyllet takimi i Ramës me drejtuesit e Veriut, ja porositë

RAMA-PS.jpg

Në një takim me koordinatorët e Partisë Socialiste në katër Qarqet e Veriut, Kryeministri Rama ka qenë shumë i qartë me porositë e tij.  Konkretisht bëhet fjalë për drejtuesit e qarqeve Shkodër, Lezhë e Kukës e Dibër të cilëve i ka dhënë edhe disa porosi për vazhdimësinë e punës në bashkitë pas zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Rama ka ripërsëritur se asnjë grua apo vajzë në bashki nuk do të hiqet nga puna.  “Nuk do hiqet asnjë nga puna nga bashkitë ku kanë qenë të djathtët në drejtimin e tyre. Të shihen vetëm postet politike. Nuk duhet prekur asnjë grua e vajzë. Çdo vendim të merret në bazë të meritës”, kanë qenë disa nga porositë e Ramës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303