fbpx

Mbyllja e hetimeve për Unazën e Madhe/ Shehaj: 0 zyrtar i akuzuar, kjo është qesharake

shehaj.jpg

Partia Demokratike ka reaguar për mbylljen e hetimeve të Prokurorisë për skandalin me DH Albania tek Unaza e Re për vendimin e të cilës thotë se ka marrë urdhër nga Edi Rama.

Përmes ish-deputetit Agron Shehaj, PD thekson se çështja janë  rrëzuar në mënyrë kriminale, ku akuza për  falsifikim dokumentesh ndaj të riut Avdjol Dobi është qesharake.

”Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për aferën DH Albania dhe në mënyrë kriminale ka rrëzuar akuzat për korrupsion, shpërdorim detyre , dhe pastrim parash.

Dhe ka dërguar në Gjykatë vetëm akuzën qesharake për falsifikim, vetëm gjobë apo disa muaj burg. Asnjë zyrtar nuk është akuzuar, 0.

Prokuroria thotë se është e gjitha vepër e 26- vjeçarit i  cili ka vepruar i vetëm dhe ka mashtruar për dy tendera Ministrinë e Infrastrukturës, OST dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve.

Ata nuk kanë kuptuar asgjë dhe është një nga përfundimet më qesharake dhe skandaloze. Rama ka urdhëruar mbylljen e hetimeve dhe pse ai është përfitues, bashkë me Gjiknurin që e përdornin DH Albanian si mekanizëm për të vjedhur dhe për t’i pastruar në SHBA paratë.

Mbyllja e aferës DH Albania tregon që këtu sundon pandëshkueshmëria, s’ka investime të huaja se cdo gjë është e kapur nga kriminelët. Oligarkët mbajnë peng mundësitë e shqiptarëve. S’ka vend për njerëzit punëtorë edhe të ndershëm. Aleanca politikanë- oligarki nuk i jep mundësi biznesit të ndershëm apo investimeve të huaja të vijnë.

Lufta kundër kësaj aleance është prioritet për PD.”– tha Shehaj.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303