fbpx

Mbyllja e kufirit për shqiptarët, Basha: Akt kriminal, qeveria është përgjegjëse

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një postim në Facebook ditën e sotme, ku thekson se mbyllja e kufirit për 50 shqiptarë të bllokuar në Kapshticë është një akt kriminal.

Postimi i Bashës:

Mbyllja e kufirit për dhjetëra shqiptarë në tokën neutrale Shqipëri-Greqi dhe ndalimi i tyre për të hyrë në atdhe e për tu kthyer në shtëpitë e tyre, është një akt kriminal dhe i papërgjegjshëm.

Qeveria shqiptare është përgjegjëse për jetën e çdo shqiptari. Kushtetuta e Shqipërisë e detyron qeverinë të mos lërë pa atdhe asnjë shqiptar. Ata nuk mund të trajtohen kurrësesi si refugjatë nga shteti i tyre.

Tragjedia që po luhet prej 4 ditësh para syve tanë me jetët e dhjetëra shqiptarëve duhet të marrë fund sot!