fbpx

Mbyllja e pjesshme e qeverisë amerikane, më e gjata në histori

shutdown-gty-ml-190110_hpMain_4x3_992.jpg

Mbyllja e pjesshme e qeverisë federale amerikane ka hyrë në histori si më e gjata ndonjëherë, e mbyllje e cila duket se do të vazhdojë, duke mos patur ende një marrëveshje mes republikanëve dhe demokratëve për çështjen e murit.

Ditën e sotme është shënuar ditën e 22-të e mbylljes së qeverisë, duke tejkaluar kështu rekordin e mëparshëm prej 21 ditësh të paralizimit të qeverisë në vitet 1995-1996, kohë kur Shtëpinë e Bardhë e drejtonte Bill Clinton.

Presidenti Donald Trump refuzon të miratojë buxhetin, për sa kohë në të nuk përfshihen fondet për ngritjen e një muri në kufirin me Meksikën.

Nga ana tjetër, demokratët kanë refuzuar kërkesën e tij për të aprovuar fondin prej 5.7 miliardë dollarësh për të ndërtuar murin.

Rreth një e katërta e qeverisë federale është ende e mbyllur derisa të arrihet një marrëveshje për planin e shpenzimeve, duke lënë kështu rreth 800 mijë punonjës të papaguar.

Të premten, punonjës të shumtë, përfshi gardianët e burgjeve, stafi i aeroporteve apo agjentët e FBI-së, humbën pagat e para të këtij viti.

Megjithatë, presidenti Trump ka sheshuar spekulimet sipas të cilave ai pritet të deklarojë emergjencën kombëtare në mënyrë që të anashkalojë Kongresin dhe të marrë paratë që i nevojiten. Muri i propozuar prej tij ishte një prej zotimeve kryesore gjatë fushatës presidenciale.

Ai e përshkroi shpalljen e mundshme të emergjencës si një “rrugëdalje të lehtë”, por tha se do të preferonte që problemin ta zgjidhte Kongresi.

“Por, nëse ata nuk munden, atëherë unë do të deklaroj emergjencën kombëtare. Kam të drejta absolute për ta bërë këtë”, -shtoi Trump.

Mediat amerikane raportojnë se demokratët do të ndërmarrin menjëherë nisma ligjore kundër Trumpit, nëse ai e bën një lëvizje të tillë./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303