Mbyllja e tregut të ‘Orizit’, tregtarët në protestë: Nëse s’na jepet zgjidhje, ne do…

treg.jpg

Pak kohë pas mbylljes së tregut të Orizit në Vlorë, tregëtarët kanë dalë sot sërish në protestë, duke paralajmëruar se duke filluar nga dita e nesërme ata do të fillojnë punën nëse qeveria nuk u jep zgjidhje situatës së tyre.

“Kemi kërkuar të bëjmë takim me kryetarin e bashkisë, as edhe një tjetër. Ai të na japë zgjidhje, këta të tjerët nuk po na zgjidhin asgjë. Nesër të vijnë edhe gazetarët, do dalim të punojmë në tregun e Orizit se po na shkon malli dëm. E kemi vendosur të gjithë, 100 sa jemi. Le të vijë policia, në 7 do jemi në punë. Do vendosim maska, doreza, me të gjitha,”-shprehet një nga tregtarët.

“Kjo është një padrejtësi e madhe që bëhet. Atje tej shitet pa një tavolinë, pa asgjë, mes zhavorrit, ç’janë këta? Pse mbyllet tregu? Tregu atje tej është jashtë standartit, ndërsa ne e kemi tregun mrekulli,”-deklaron një tjetër tregtar.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303