fbpx

Mbytet një 60-vjeçare në Durrës, detajet

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e Durrësit. Një grua ka humbur jetën pasditen e sotme, teksa ka qenë duke u larë në det.

“Më datë 07.07.2020, rreth orës 18:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetësja F.Zh., 60 vjeçe,  banuese në Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes”, njofton policia.