Me 114 mijë euro në makinë, arrestohen dy shqiptarë

karabinieret.jpg

Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë, pasi në makinën e tyre u gjetën 114 mijë euro të padeklaruara.

Mediat italiane raportojnë se pas hekurave dje përfundoi një shtetas nga Shqipëria dhe një nga Kosova, ndërsa emrat e tyre nuk bëhen të ditur.

“Il quotidiano italiano” shkruan se shqiptarët po tentonin që t’i transportonin eurot jashtë Italisë.

Po hetohet në lidhje me burimin eurove të padeklaruara.

scroll to top