“Më 2 mars do…”. Ilir Meta lëshon paralajmërimin e fortë, ja ç’do ndodh

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ashtu siç njoftoi dhe zëdhënësi i tij pak më parë, ka dalë në një konferencë për media, ku ka paralajmëruar se më datë 2 Mars do të firmosë në Bulevardin ”Dëshmorët e Kombit” një dekret për mbrojtjen e Kushtetutës nga grushti i Shtetit, por pa specifikuar nëse kjo ka të bëjë me shpërndarjen e parlamentit.

Duke folur gjatë për çështjen e transperencës në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese, duke përsëritur herë pas here fjalët “grusht shteti”, Meta akuzoi se pjesë e tij janë mazhoranca, qeveria dhe një grup kriminal Brenda dhe jashtë vendit që kanë për qëllim largimin e të rinjve nga vendi dhe kapjen e çdo institucioni.

Kreu i Shtetit tha se që prej datës 2 Mars, nuk do të jetë vetëm Presidenca kalaja e mbrojtjes së Kushtetutës, por çdo qytetetar për të mbrojtur çdo institucion.

”Nëse sot ky institucion është e vetmja kështjllë e pamposhtur e Kushtetutës dhe mbrojtjes së saj, më datë 2 Mars do të vendoset për të shpartalluar këtë grusht shteti, të mafias kombëtare dhe ndërkombëtare, do ta vendosim në 2 Mars. Në 2 Mars pasdite ju presim në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” që prej asaj dite nuk do të ketë vetëm një institucion si presidenca në mbrojtjen e Kushtetutës”, u shpreh mes të tjerave Meta.

Pjesë nga fjala e Ilir Metës para gazetarëve:

Ka dhe shumë argumentE të tjera, ne zgjodhëm këtë document, gjysmë parlamenti mashtron institucionet, kjo është gjë e zakonshme. Në kuadër të transperencës për çmontimin e grushtit të shtetit dhe me thirrjen e shqiptarëve që ta shpartallojmë së bashku, në emër të dia bandave kriminale shqiptare dhe ndërkombëtare që synojnë të dëmtojnë vendin. Kemi një problem të madh. Nuk po gjejmë dot aktin me të cilin është bërë botimi në fletorën Zyrtare emërimi i Arta Vorpsit në Gjykatën Kushtetuese. Ky është një shqetsim sepseparlamenti ka marrë një vendim mjaft serioz sepse ka thirrur komisionin e Venecias. Presidenti ka kërkuar para 48 orësh informacion për këtë emërim afat I cili ka skaduar, për mënyrën e administrimit tëq kërkesës zyrtare të KED shoqëruar me praktikën epotë të kërkesës dhe akt-ekspertimin. Kushtetuta ka një nen të veçantë, për çdo informacion që kërkon Presidenti duhet të përgjigjet sa më shpejt. Na duhet edhe ky akt që Komisioni I Venecias të jetë edhe më I informuar pas takimit me të gjithë anëtarët e KED.

Keni nisur një betejë për të ngritur kushtetutën, ju e quani gjysmë parlament, pse nuk e shpërndani këtë parlament? Keni thënë se janë disa zyrtarë të lartë pjesë e grushtit të shtetit, keni emra konkret?

Pajetër, është vetë qeveria, mazhoranca. Ju e dini se çfarë përfaqëson ai gjysmë parlament. Çdo ditë do tëketë lajm për grushtin e shtetit. Do ta marrim me qetësi çmontimin e plotë të grushtit të shtetit, gjimonë në mbrojtje të Kushtetutës. Nëse sot ky institucion është e vetmja kështjllë e pamposhtur e Kushtetutës dhe mbrojtjes së saj, më datë 2 mars kur do të vendoset për të shpartalluar këtë grusht shteti, të mafias kombëtare dhe ndërkombëtare, do ta vendosim në 2 mars. Të krimit të organizuar ndërkombëtare vebndase edhe jo. Në 2 Mars pasdite ju presim në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” që pre asaj dite nuk do tëketë vetëm një institucion si presidenca në mbrojtjen e Kushtetutës