fbpx

Me 20 mijë euro të fshehura brenda valixhes, del zbuluar e reja, ja ç’ndodhi në Rinas

paund.jpg

Një 29 vjeçare është ndaluar së fundmi nga policia e Rinasit së fundmi. Jo vetëm kaq, por ajo edhe është proceduar penalisht.

Pas një kontrolli në valixhen e saj, janë gjetur 20 mijë euro të fshehura, të cilat nuk i kishte deklaruar.

Njoftimi:

Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë ndaluar për kontroll në vijën e dytë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shtetasen V. D., 29 vjeçe. Gjatë kontrollit fizik dhe në valixhen e saj janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 20.000 paund, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar. Në përfundim të veprimeve hetimore, shtetasja V. D. u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303