fbpx

Me 7 emigrantë të paligjshëm brenda ‘Toyotës’, i ndodh gjëma të riut nga Elbasani

emigrante.png

Një 27-vjeçar nga Elbasani ka rënë në prangat e policisë së Pogradecit, pasi po transportonte në drejtim të Tiranës, 7 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.

Bëhet me dije se mbi të riun rëndon vepra penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

Njoftimi i policisë:

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin drejt vendeve të BE-së. Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– S. L., 24 vjeç, banues në Elbasan, i cili u kap nga shërbimet e policisë në afërsi të fshatit Memlisht, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Toyota”, në drejtim të Tiranës, 7 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303