fbpx

Plazh, alkool dhe qejf / Meta në jaht me burrin e këngëtares shqiptare

65f24a52-867f-47ed-932f-f28f8293f9d8.jpg

Ndërkohë që vendi vijon të jetë në krizë politike, Presidenti Ilir Meta vazhdon të relaksohet.

Në këtë foto, shihet Presidenti Meta shijon freskinë e detit me një mikun e tij të veçantë biznesmen, Klodian Asllanin.

Asllani është bashkëshorti i këngëtares shqiptare Zaimina Vasjari.

Meta dhe Klodi shihen të veshur me rroba banje teksa ndodhen në një nga jahtet luksoze e biznesmenit.
Të dy bëjnë simbolin e shqiponjës me duar në mes të detit dhe shikojnë nga kamera të buzëqeshur.

Ndërkohë në tavolinën pranë dyshes vihet re se ka disa pije alkoolike, një shishe birrë dhe dy gota verë të kuqe, që lë të nënkuptohet se Metën dhe Klodin është edhe dikush tjetër, që me siguri ka shkrepur foton.

Klodian Asllani u përfol në media pasi këngëtarja bëri publike lidhjen e saj.

Ai njihet si një biznesmen i fuqishëm që merret me sipërmarrje të shumta, nga konstruksionet e çelikut e deri tek pasuritë e patundshme.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303