fbpx

“Me anë të vaksinave do të na vendosin çipa”, reagon profesori Raka: Kush janë ata që…

Profesori nga Kosova,  Lul Raka i është drejtuar të gjithëve atyre që nuk besojnë se koronavirusi ekziston e aq më tepër që me anë të vaksinave do të na vendosin çipa. Raka thekson i prerë se virusi ekziston dhe është shumë i rrezikshëm.

“Ata që thonë se iu vendosin çipa për t’i kontrolluar dhe se koronavirusi nuk ekziston. Po kush janë ata që me iu vendos çipa. Kujt i duhet me ditë se çka bojnë ata që me i kontrollu. Absolutisht kurrkushi. E askujt s’i intereson e as nuk ka interes që me e ditë çka bojnë ata persona. Kjo çështja e çipave e teorive tjera konspirative është për keqardhje. Virusi ekziston dhe madje është shumë i rrezikshëm. Duhet secili prej nesh të ketë kujdes”, shprehet profesori.

Më herët mikrobiologu ka deklaruar se rastet e reja me COVID-19 në Kosovë shtojnë frikën për një mbingarkesë në spitalet e vendit. Sakaq, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike çdo ditë kryen rreth 400 deri në 500 teste për Covid, prej të cilave një numër shumë i lartë dalin pozitiv me virus.