fbpx

Me bluzë në kokë, si u arrestuan anëtarët e 4 bandave kriminale

policia-naten.jpg

Policia e Shtetit ka bërë publike me video disa momente nga megaoperacioni “Volvo 4” ku u arrestuan pjesëtarë të 4 grupeve kriminale. 27 persona u arrestuan ndërsa 6 të tjerë u shpallën në kërkim në aksionet që angazhuan rreth 1500 forca të policisë, dhe u kryen rreth 100 kontrolle banesash. Arrestimet masive erdhën pas zbulimit të një laboratori të përpunimit të heroinës në një fshat të Hasit, ku veç personave të përfshirë drejtpërdrejt në ndërtimin dhe punën në laborator, u arrestuan edhe personat e grupeve kriminale me bazë kryesisht në Shijak, që dyshohet se janë porositës të lëndës narkotike që ëmë tej bënin trafikun e saj jashtë Shqipërisë.

Në videon e publikuar nga policia, janë momentet e shoqërimit të të arrestuarve nga forcat speciale, ndërsa bie në sy njëri prej tyre i cili për të shmangur fiksimin nga kamerat e policisë ka vënë bluzën në kokë.

Sa i përket laboratorit në fshatin Brenogë, u arrestua pronari i një banesë, Mustaf Shuti ku policia gjeti 182.5 kg morfinë, e ndarë në 175 pako, 22 litra lëndë e lëngshme, të cilat përdoreshin për prodhimin e heroinës. Bashkë me të në pranga ranë edhe 4 persona të tjerë, Vehbi Berushi, 57 vjeç, Flamur Çela, 48 vjeç, Xhevit Shuti, 48 vjeç dhe Anila Shuti, 42 vjeç. Ndërkohë, u shpallën në kërkim 4 persona, 2 shtetas turq, 1 kosovar dhe 1 shqiptar.

Advertisement

Të arrestuar për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale, si dhe pastrim i produkteve të veprës penale janë 18 persona.

Në kuadër të këtij mega operacioni, është zbuluar edhe implikimi i 3 punonjësve të Policisë së Shtetit. Ata akuzohen për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatës kriminale. Ardit Gjyriqi, nga Tirana; me detyrë Shef i Turnit në vendkalimin Morinë; Jasin Abdul, nga Saranda;me detyrë Policia Kufitare Sarandë dhe Bledar Koçi, nga Lushnja.me detyre Drejtoria e Policisë Fier.

 

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *