fbpx

Më cilën vaksinë dhe a do të vaksinohen europianët?

Screenshot_6-5.jpg

Vaksina anti covid mund të jetë drita në fund të tunelit, pse një zjarr i rremë sipas perceptimit që qytetarët europianë kanë për efikasitetin e programit të vaksinimit. Procesi nuk u ka shpëtuar kritikave: mungesa në furnizim, vështirësi në shpërndarje dhe përhapja e varianteve të reja të virusit.

Në bashkëpunim me anketuesit e Redfild dhe Uilton Strategies, Euronews ka kryer një sondazh në katër vende të ndryshme për gatishmërinë e vaksinimit.

Përgjigja është shumë pozitive në Britaninë e madhe, me 76 për qind të të intervistuarve që pranojnë vaksinimin. Gjermania ndalon në 63 për qind. Ndërsa në Francë 4 persona në 10 janë kundër vaksinimit falas apo pak të kushtueshme.

Sondazhi ka mbledhur opinione dhe për llojet e vaksinave që qarkullojnë, ndërsa aktualisht në Europë janë miratuar vetëm tre prej tyre.

Deri tani komisioni europian ka autorizuar përdorimin e vaksinës së BioNTech dhe Pfizer, të Moderna dhe AstraZeneca, pasi agjencia europiane për mjekimet dha një vlerësim pozitiv për sigurinë dhe efikasitetin e tyre. Vaksina të tjera janë në faza të ndryshme vlerësimi.

Dhe në frontin e llojit të vaksinave, francezët mbeten më mosbesuesit: 90 për qind e tyre mbështesin vlefshmërinë e injektimit në lidhje me llojin e vaksinës së marrë, britanikët kanë besim tek të treja, dhe një pjesë e vogël e gjermanëve gjithashtu. Pak më shumë se gjysma e italianëve janë të shqetësuar për llojin e vaksinës që marrin.

Për sa i përket nivelit të kënaqësisë në lidhje me fushatat e vaksinimit, administrata e kryeministrit britanik Boris Johnson  ka 85 për qind të mbështetjes dhe miratimit në popullsi, ndërsa në Gjermani dhe Francë qytetarët janë më kritikë.

Në Itali janë edhe më të pakënaqur nga fushata aktuale e vaksinimit.

Për shumë qytetarë europianë shpresa është që vaksinimi të rihapë udhëtimet ndërkombëtare. Liderët po diskutojnë për të ashtuquajturat pasaporta vaksinale për përdorim të brendshëm por dhe për lëvizjet jashtë vendit.

Në Itali dhe Britani e Madhe një gjë e tillë pëlqehet nga 60 për qind e të intervistuarve. Gjermanët janë më pak entuziastë por mbështesin gjithsesi idenë. Francezët janë kundër me 38 për qind të tyre që refuzojnë totalisht këtë koncept.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303