fbpx

“Më çonin mesazhe, më thonin hë si je”? E pyesin për gjendjen shëndetësore pas vaksinën anticovid, ja si i përgjigjet Rama

km.png

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme sërish në stadiumin Air Albania, për të parë se si po shkon puna për vaksinimin anticovid.

Së bashku me ministren Manastirliu, e cila do vaksinohet ditën e sotme, Rama bëri një tur nëpër të gjitha postacionet për njerëzit që do vaksinohen.

Gjatë bisedës me mjeken Silva Bino, kryeministri rrëfeu se pasi bëri vaksinën i kishin ardhur shumë mesazhe në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.

‘Se unë pasi e bëra dje vaksinën, më conin mesazhe, mirë je, hë si je, thonin mirë je? Mirë je? Mirë jam i thoja‘- u shpreh Rama.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303