fbpx

“Më dëgjoi lutjen për ndihmë”. Rama jep lajmin e madh nga Abu Dabi

Screenshot_21.png

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh të rëndësishëm nga Abu Dabi. Ai ka bërë me dije se së fundmi do të firmoset marrëveshja për ndërtimin 2000 apartamenteve në Durrës.

Rastësia e desh që sot në 1-vjetorin e tërmetit të jem në Abu Dabi për të firmosur financimin e 2000 apartamenteve në Durrës. Princi në atë ditë të zymtë hapi derën e shtëpisë së tij dhe ofroi ndihmë. Ministri i rindërtimit dhe agjencia jonë për zhvillim ka punuar ngushtësisht me inxhinierët e vënë në dispozicion nga princi. Qeveria shqiptare do të financojë infrastrukturën e lagjes së re në Spitallë ndërsa sipërmarrësi i Bush Khalifas, godinës më të lartë në Dubai do të realizojë banesat e Spitallës dhe banesat e reja që do të ndërtohen në vend të pallateve të shembura në Durrës nga tërmeti i 26 nëntorit. Me princin kemi dakordësuar edhe përfshirjen në zhvillimin e Durrësit dhe jo vetëm Sot do të firmosim marrëveshjen mes dy qeverive që do t’i hapë rrugën investimeve që do të nisin nga Durrësi. Hirësia e tij rikthehet kështu në Shqipëri për herë të dytë. Për herë të parë ai u ul me shpejtësi në Kukës. Ai rikthehet në Shqipëri pas 20 vitesh jo vetëm për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti por edhe për na mbështetur për Shqipërinë që duhet duke u bërë pjesë përmes projekteve dhe investimeve afatgjata duke nisur nga Durrësi ku parashohim një investim të parë të madh për transformimin e portit të mallrave në Durrës në një nga portet më rë bukura në Durrës. Edhe njëherë më të keqen e kemi lënë pas.                    

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303