fbpx

“Më del kudo, është ëndrra e çdo fisi’. Pëllumb Pipero i përgjigjet Ermal Mamaqit

Mjeku Pëllumb Pipero ka qenë dje i ftuar në emisionin “Open” dhe në sfon teksa fliste u vendos kënga e aktorit dhe moderatorit Ermal Mamaqi dedikuar me nota humori ndaj mjekut.

Pipero komunikoi live me Ermalin duke treguar se ata njihen personalisht.

“Me profesorin kemi njohje, jemi miq, Pëllumb Pipero është ëndrra e çdo fisi sepse besoj të gjithë do donin ta kishin dajë apo xhaxha për t’u konsultuar. Tani po mendoj t’i bëj një filam”, tha Ermali.

Ndërsa Pipero me humor tha se ai ishte ”daja”.

“Kushedi sa vite kam pa e takuar, flasim kryesisht me mesazhe, sikur e kam tani këtu në tavolinë, ekipi i sëmundjes infektive i ka të gjitha meritat, është një ekip fantastik”, u shpreh Pipero.