Më drogë në Kakavijë, i ndodh gjëma 21-vjeçarit

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-3.jpg

Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia në pikën kufitare në Kakavijë, pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike.

Policia kufitare bën me dije se të riut i janë sekuestruar 100 gramë lëndë narkotike Cannabis Sattvia.

Njoftimi:

Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Shërbimet e Policisë Kufitare në zbatim të planit  të masave për rritjen e kontrollit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, në dalje të Republikës së Shqipërisë  kanë përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë   shtetasit L.L., 21 vjeç, banues në Sarandë.

Si rezultat i kontrollit, këtij shtetasi iu gjetë në xhepa një sasi prej 100 gramë lëndë narkotike Cannabis Sattvia.

Veprimet hetimore dhe procedurale të mëtejshme u kryen nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit të mësipërm  për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303