‘Me duar në fyt dhe grushte në turinj’, dalin fotot nga përleshja e policisë me qytetarët

per.jpg

Duket se përleshja e policisë së shtetit mes artistëve dhe qytetarëve të cilët mbështesin kauzën e Teatrit Kombëtar ka vijuar dhe do të vijoi ndoshta deri në një përplasje të mundshme mes tyre.

Ndërkaq ditës e sotme dhjetëra policë janë rreshtuar para Teatrit për ti hapur rrugë kështu krijimit të projektit të ri, I cili jashtë fasadës së bukur të Teatrit që pritet të ndërtohet ka në pikësynime ndërtimin e disa kullave dhe pallateve pikërisht në atë zonë.

Fotot e mëposhtëm tregojnë qartë përplasjen mes artistëve dhe qytetarëve paraditen e sotme në momentin kur këta të fundit me forcë e duke thyer kordonin e policisë janë futur brenda në teatër.

Ndërkaq është marrë vendimi i ri nga mbledhja e zhvilluar mes aktorëve, të cilët kanë vendosur të qëndrojnë aty 24 orë të ndarë me turne.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303