fbpx

“Me dy fëmijë, kena mbërdhi”. Banorët e Thumanës mes lotësh: Shpresa e fundit është shteti

Termeti-Durres-kenete-1-675x450.jpeg

Banorët e prekur nga tërmeti që aktualisht ndodhen në çadra, jetesa aty po iu bëhet gjithnjë e më e vështirë nga i ftohti që ka mbërthyer vendin tonë.

Në çadër me dy fëmijë të mitur Xhume Jangozi tregon se kushtet ku ata jetojnë janë mjaft të vështira, të ftohtët depërton brenda, ndërsa shton se ata presin më shumë nga shteti, që i ka harruar që prej 26 Nëntorit.

Më keq s’ka, ftohtë, kena mbërdhi, me kalamajtë, kam dy djem me nuse, dhe me fëmijë. Era e fuqishme sa më s’ka, dolëm e rregullum njëçikë me gura dhe me beton. Kemi qenë në çadër që prej 27 Nëntorit, shpresa jonë e fundit është shteti, që të vëjë zemrën në dorë, shteti ishalla mendon dhe për na, se dhe na duhet të jetojmë”, shprehet Jangozi.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303