“Më fal babë, nuk kam zgjidhje tjetër”

Ilir Bunjaku, djali i dëshmorit Fadil Bunjaku nga komuna e Kaçanikut, ka publikuar një mesazh mjaft prekës në rrjetet sociale.

Në fotot e publikuara nga vetë ai, duket mbi varrin e të atit, të cilit i kërkon falje, p[asi është i detyruar të lërë vendin për të cilin i ati luftoi.

Iliri i ka kërkuar falje prindit të tij, duke shkruar se nuk i ka mbetur zgjidhje më e mirë.

“Më fal Babë, unë nuk doja të ndodhte kështu, por nuk më mbeti zgjidhje tjeter sepse vendi për të cilin luftove sod nuk ka një vend pune për mua, në vendin tim po e lë birin tim do të sjell lule siq të sillja un”, ka shkruar ai duke publikuar edhe foto nga varri i dëshmorit të UÇK-së.