fbpx

“Më falni, unë e bëra”, si u zbërthye Babis Anagnostopoulos dhe pranoi krimin

babis-2.jpg

Mediat greke kanë zbuluar se si Babis Anagnostopoulos pasi mbajti për 37 ditë më radhë të fshehur krimin ndaj bashkëshortes u zbërthye para hetuesve.

Ai ishte në të 40-tat e Caroline Crouch në ishullin Alossinos, kur një helikopter i Policisë shkoi e mori.

Anagnostopoulos u dërgua në katin e 11-të të ndërtesës së Policisë greke për t’u marrë në pyetje. Bëhet me dije se ai nuk ka marrë asnjë kërcënim, apo shantazh, ngritje zëri apo dhunë.

Hetuesit e specializuar e kanë trajtuar atë si dëshmitarin e fundit të një ngjarje makabre dhe e kanë pyetur ”Babis, ke ndonjë gjë për të na thënë?Dhe çfarë thua, Babi, atëherë ata u mbytën Caroline …”.

Pas disa orësh diskutime, piloti grek i lodhur dhe i mbërthyer pas karriges më në fund pranoi krimin ”Më falni, unë e bëra atë”.

Hetuesit më pas kanë vijuar për ta ”çarmatosur” 32-vjeçarin duke i thënë butësisht ”Po Babis, çfarë tjetër?”.

Po atë ditë u konfirmua si nga mediat dhe nga Policia greke si autori i vrasjes ishte Babis Anagnostopoulos falë provave të grumbulluara dhe në fund edhe nga aprovimi i tij se kishte vrarë bashkëshorten 20-vjeçare duke stisur gjithë ngjarjen për më shumë se 1 muaj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303