fbpx

Me fëmijët që do shpëtohen/ Rama nga Libani: Tani do të marrim edhe të tjerët, presim…

Kryeministri Edi Rama nga Libani, shprehet se nxjerrja nga kampi “Al Hol” e gruas me 3 fëmijët dhe Endri Dumanit i hap rrugën fazës tjetër për të shpëtuar edhe të tjerët. Ai tha se operacioni ka qenë mjaft i komplikuar, por puna vijon për të shpëtuar të gjithë shqiptarët që ndodhen në kampin e ferrit.

“Po kthejmë katër fëmijë shqiptarë nga kampi i ferrit në “Al Hol”, nesër në atdhe falë një operacioni të ndërlikuar dhe pas më shumë se një viti përpjekje. Së shpejti edhe fëmijët e tjerë.

Ky operacion i hap rrugën fazës tjetër. Presim sinjalin e fundit për të marrë edhe fëmijët e tjerë. Endri po kthehet, Eva është mirë, por informacionet janë pak të komplikuara” tha Rama.