Me foton dhe dedikimin më romantik, Ledri Vula zbulon surprizën e bukur

Viti 2020 do të jetë i Ledri Vulës dhe kjo nuk ka diskutim!

Pak javë më parë ai hodhi në treg projektin muzikor me titull “Piano rap” dhe klipi i saj ishte risi për tregun shqiptar.

Klipi ishte xhiruar në 360 gradë dhe u pëlqye shumë nga publiku.

Por Ledri nuk ka ndërmend të ndalet! Ai ka gati këngën e re dhe e ka njoftuar në mënyrën më romantike.

Reperi ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet pranë një vajze dhe në të shkruan: “Kon e du unë si engjëll e mbroj”.

Ledri ka zbuluar gjithashtu edhe datën e publikimit të këngës dhe ajo është më 20 shkurt. (20.02.2020)

Pas gjithë kësaj, mezi po presim që kënga të dalë në treg!

Kujtojmë se këtë vit ai po punon edhe për albumin e tij të ri.