Me fytin dhe flokët e prera/ Detaje të tmerrshme nga masakrimi i 48-vjeçares, merret në pyetje djali i saj, dyshimet e rënda

masaker.jpg

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja makabër e 48-vjeçares Violeta Gurraj në Malësinë e Madhe.

Viktima u gjet e vdekur në banjën e banesës, me fytin dhe flokët e prera.

Sipas dosjes së akuzës, tre ditë para ngjarjes së rëndë djali i Violeta Gurraj, Franci, ishte liruar nga burgu i Reçit, dhe ishte vendosur nën masën arrest në banesë nga gjykata e Shkodrës.

Oranews, shkruan se në dëshminë e dhënë para policisë djali i viktimës mësohet se ka pranuar që nuk ka qënë në banesë, në momentin kur ndodhi krimi, pasi ndodhej tek banesa e xhaxhait, megjithëse policia dyshon shumë mbi këto deklarata dhe pozicionin e tij në këtë ngjarje.

Deri në këtë fazë të hetimit dyshimet e policisë dhe prokurorisë Shkodër, janë se ngjarja mund të lidhet me shkaqet e konflikteve brenda familjes. 48 vjeçarja rezulton se ka tentuar dhe dy herë vetëvrasjen ndaj dhe  fillimisht u mendua për një vetëvraje. Por pas studimit mirë të vendgjarjes policia ka arritur në përfundimin se Violeta Gurraj është vrarë.

Nga informacionet e mbledhura, rezultoi se Violeta Gurraj, në vitin 2015 ishte dënuar nga gjykata e Shkodrës me 5 muaj burgim për akuzën e “Dhunës në Familje” dhe “Kundërshtimit me forcë të efektivëve të policisë”.

Gurraj në 14 nëntor 2014, ka djegur lehtë kunatën e saj, Luljeta Çulaj dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së saj, shtetases Mande Çulaj. Nënë e bijë janë trajtuar me raport mjekësor, ndërsa nusja e tyre është marrë e pandehur dhe dënuar me 5 muaj burgim. Violeta Gurraj, ka kryer dënimin ne burgun e grave “Ali Demi” në Tiranë.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303