fbpx

Me Getoar Selimin në skenë, aktorit të humorit i ndodh e papritura: Më shpëtoi çiçi

visjan.jpg

Aktori i njohur i humorit shqiptar, Visjan Ukcenaj ka treguar një të papritur që i ka ndodhur teksa interpretonte në skenën e emisionit ‘Klanifornia’.

Në shfaqjen e 31 dhjetorit, ai kishte për të luajtur një skeç me reperin, Getoar Selimi dhe për një moment ata i kap e qeshura gjatë aktrimit.

Pjesë e personave që mezi mbanin të qeshurën ishte kameramani, që iku me vrap në tualet. Ndërsa Visjani vijoi aktrimin, ndjeu se i ndodhi incidenti i papritur.

“Kur ishte Getoari i ftuar për Vitin e Ri bëmë një skeç ‘Varka”, që ishte Nëntori i Dytë. Getoari ishte Ismail Qemali nga Kosova, Isa Boletini nga Vlora. Pra u bë e kundërta. Unë bëja pelën e Isa Boletinit. Është një ndër numrat që është qeshur më shumë nga ne dhe nga publiku dhe kameramani e la kamerën edhe i shpëtoj çiçi dhe po e mbante me dorë dhe unë duke parë atë, kam ndjerë një miligram çiç dhe vetë. Le të themi na shpëtoi çiçi nga të qeshurat. Të betohem dhe thoja shi i shpëtoi çiçi kameramanit dhe në fakt nga të qeshurat kam ndier që më shpëtoi dhe vetë. Kameramani e la kamerën fare dhe iku duke e mbajtur me dorë”, tha Visjani në emisionin “Glamour zone”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303