TË FUNDIT

“Më goditën disa herë me shpulla”. Policia identifikon rrëmbyesit e Kozak Braçit dhe i shpall në kërkim

Policia ka dhënë disa detaj lidhur me rrëmbimin e Kozak Braçit dje.

Mësohet policia ka identifikuar dy nga katër personat e përfshirë në rrëmbimin e personazhit të njohur në rrjetet sociale si “Kozaku”. Ai u mbajt për disa minuta në makinë duke u kërcënuar.

Sipas dëshmisë së dhënë prej tij në polici, Kozak Braçi është goditur disa herë me shpulla nga rrëmbyesit dhe kërcënuar me armë. Pas disa minutash ai është lënë i lirë në zonën e Paskuqanit në Tiranë.

Në ngjarje janë përfshirë katër persona sipas policisë, ndërsa janë pranë identifikimit edhe të dy të tjerëve. Njëri prej rrëmbyesve sipas uniformave blu është vëllai i Fabio Dushkut, një tjetër personazhi të njohur në rrjetet sociale, i cili ndodhet i burgosur jashtë shtetit për vrasje.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat