fbpx

Me heroinë dhe celularë me vete, dështon plani i shqiptarit, ja ç’bëri shoku i tij

Një person është vendosur në prangat e policisë, pasi akuzohet se shpërndante lëndë narkotike të tipit heroinë. Ndërkohë, shoku i tij po kërkohet nga autoritetet. Ky i fundit ka tentuar të ndihmojë të arrestuarin, duke u përpjekur për të fshehur drogën.

NJOFTIMI I PLOTË

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave në doza të vogla dhe kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin:

J. I., 39 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. V., 30 vjeç, të dy banues në Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi në afërsi të një lokali në rrugën “Aleksandër Goga” shtetasi J. I., është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke tentuar të heqë lëndën narkotike prej 12 porcionesh e llojit heroinë, në vëndin ku ishte fshehur nga shtetasi A. V.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 12 porcione lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe 1 aparatë celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.