Më i miri në histori/ Leo Mesi fiton “Topin e Artë” për herë të 6

Leo Mesi është fituesi i “Topit të Artë” 2019! Ashtu sikundër pritej, ylli i Barcelonës i ka lënë pas shpine të gjithë për herën e gjashtë, duke u bërë dhe lojtari më i vlerësuar me trofeun me të çmuar për individë.

Pas shpinës së tij qëndron Ronaldo me 5 trofe, por portugezi kishte braktisur ceremoninë, pasi ishte prezent në atë që jep Shoqata e Futbollistëve në Itali, duke i dhënë trofeun si lojtari më i mirë në Serinë A.

I dyti u rendit Virxhin Van Dajk, i treti Kristiano Ronaldo dhe i katërti Sadio Mane!