TË FUNDIT

“Më iku truni kur e mora vesh”. Tjetër deklaratë e shokut të Aldi Ramës: Atë e vrau policia!

Shoku i Aldi Ramës, autorit që vrau dje nënkomisarin Saimir Hoxha,  ka dhënë disa deklarata të tjera për Report TV.

Ai hedh hije dyshimi mbi plumbin që ka marrë i riu.

“Unë kam qenë tek shtëpia kur më ka dalë gjumi, pashë në telefon filan fistëku ka bërë këtë gjë, nuk po e besoja. Aldi Rama vret policin, po si thonë se ka vrarë veten unë them se shteti do të mbulojë të veten, pasi policia i ka gjuajtur tij, se mua më tha një shok se ka plumba automatiku e jo pistolete. Dje kam qenë me të duke bërë xhiro nëpër Lezhë. E ka pasur jetën e vështirë. Do ishte mirë që të dorëzohej, se i ka gjuajtur vetes mua nuk më besohet, por policia do të mbulojë veten. Më ka trondit shumë, më ka ik truni kur e mora vesh si shoku jonë vrau efektivin e policisë. Kam qenë i shokuar,”-tha ai.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat