fbpx

“Më jepnin medikamente për t’u qetësuar”. Eranda Libohova rrëfen sikletin që ka kaluar

Këngëtarja e njohur Eranda Libohova ka zbuluar se ka fobi nga avioni dhe s’është diçka kalimtare, por e ka detyruar që prej 10 vitesh të mos udhëtojë me avion por të përdor vetëm makinën.

Ajo tregoi se ka frikë nga avioni dhe kjo kishte ardhur pas një eksperience udhëtimi për në SHBA. Këngëtarja tregoi se avioni është një tmerr për të pas asaj dite përdorte vetëm makinën.

“Ishte një udhëtim i gjatë dhe unë e dija që rreziku i avionit është kur ngrihet dhe kur ulet, por në momentin që ai u ngrit filloi të lëkundej shumë, kishte turbulenca.

Ishte një ndjesia shumë e keqe saqë mendova se do të binim. Të gjithë aty më jepnin alkool ose ndonjë medikament për t’u qetësuar që të paktën të më zinte gjumi sepse isha shumë në ankth deri në përfundimin e udhëtimit. Që nga ai rast unë nuk udhëtoj më me avion”, tha Eranda.