“Më ka shkatërruar jetën”, ish-banorja rrëfen eksperiencën në “Big Brother”

640-0-5a7c845228217.png

Një nga banoret më të komentuara të shtëpisë “Big Brother” të edicionit të nëntë ka treguar se si ka ndikuar eksperienca që ka kaluar në jetën e saj.

FJorentina Halili i ka surprizuar të gjithë fansat e saj duke deklaruar se ky spektakël i ka shkatërruar jetën.

Përmes ‘Ask me’ në Instastory, Fjorentina i ka dhënë  mundësinë ndjekësve të saj t’i bëjnë pyetje të ndryshme dhe nuk kanë munguar ato për “Big Brother”.

Një ndjekës e ka pyetur nëse eksperienca, e ka ndihmuar për të qenë kjo që është sot dhe përgjigja e saj ka qenë shumë e sinqertë.

Ndjekësi: “ A mendon që “Big Brother’’  ishte një mundësi që të arrije këtu ku je?”

Fjorentina: “Mendoj se Big-u më ka shkatërruar jetën”.

Kujtojmë që pas daljes nga shtëpia e famshme ajo u nda nga Olsi dhe tashmë ka krijuar një lidhje tjetër.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303