fbpx

“Më kapi për fyti”. Tentuan t’i vjedhin shtëpinë, pronari rrëfen tmerrin: Gruaja ia hoqi maskën por…si e përplasën në tokë

burri.jpg

Pronari i shtëpisë, Baki Guca ka rrëfyer se si ndodhi ngjarja e frikshme, ku tentuan t’i grabisin banesën. Për “Shqipëria live”, ai rrëfeu se si e kanë ndjekur e më pas se si e kanë dhunuar gruan e tij hajdutët,

Unë erdha nga një fshat, ata kishin ardhur nga ana e detit, po më prisnin mua se nuk qëndron makina në mes të rrugës me drita ndezur. U futën në një rrugicë dhe nuk po i shihja. U futa në shtëpi,  ata kanë ardhur direkt pas meje. Hapa derën e shtëpisë, dikush më kapi nga fyti dhe më vuri pistoletën në kokë. ‘Policia’ më tha, u habita, thashë çfarë kam bërë. Pastaj më tha paratë, aty e kuptova që ishte hajdut. Dëgjova gruan dhe çunin që po i torturonin matanë. U përpoqa t’i kthehem, më gjuajti me pistoletë në kokë. Tjetri më vuri automatikun në ballë.  Gruaja ia hoqi maskën njërin prej tyre, ata u inatosën më shumë dhe e kanë përplasur në tokë gruan.  Ia zunë frymën dhe e godisnin me shqelma. Djali doli të shkonte te mami, e morën ata, e ngjitën lart duke kontrolluar, dhomë më dhomë, morën florinjtë e gruas dhe më vonë te vendi ku ishte kasaforta.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303