Mediat italianë njoftojnë sot se katër shqiptarë kanë rënë në pranga, pasi akuzohen për vjedhje në shtëpitë italianëve.
Nga informacionet mësohet se nën kërcënimin e armës shqiptarët vidhnin në zonën e Napolit.
Ata lëviznin me makina të reja, kryesisht ‘Audi’, dhe pikërisht në këtë makina mbanin dhe mjetet të cilat i përdorin për të grabitur banesat.
Policia kishte dyshime për 4 shqiptarët dhe kishin nisur hetimet që në muajin shtator të vitit 2019.

