Me kë duhet dhe nuk duhet të lidheni sipas shenjës së horoskopit

Peshorja

Kombinimi perfekt:

Femrat e shenjës së Peshores janë të orientuara nga qëllimet e tyre dhe e dinë shumë mirë se çfarë duan, çka e bën një partner të përshtatshëm Luanin. Të dyja shenjat janë shumë besnike dhe tepër romantikë.

Kombinimi i gabuar:

Kombinimi më i keq për Peshoren është Gaforrja të cilët janë persona me humor të luhatur dhe emocionalë. Peshorja kërkon një lidhje intelekuale dhe në një nivel emocional më të lartë.

Akrepi

Kombinimi perfekt:

Akrepi mund të jetë i qetë por edhe intens. Për këtë arsye kombinon shumë mirë me Luanin. Luani është gjithashtu i aftë për ta ndihmuar akrepin të përballet me situata melankolie të cilat i kalon shpesh.

Kombinimi i gabuar:

Akrepi dhe Binjakët kanë dy këndvështrime shumë të ndryshme për jetën dhe dashurinë. Kur vjen puna te dashuria Binjakët kanë nevojë për hapësirë dhe përkushtim, që për Akrepin mund të jetë pak e vështirë për t’ia ofruar.

Shigjetari

Kombinimi perfekt:

Kombinimi më i mirë është me Dashin. Dashuria për njëri-tjetrind he optimizmi që i karakterizon e bën lidhjen mes tyre shumë pozitive plot gëzim dhe lumturi.

Kombinimi i gabuar:

Demi dhe Shigjetari janë dy ekstremet e një spektri. Ata nuk kanë shumë gjëra të përbashkëta çka e bën shumë të vështirë të përshtaten në një lidhje. Demi nuk merr përsipër sfida ndërsa Shigjetari e bën një gjë të tillë me shumë komoditet.

Bricjapi

Kombinimi perfekt:

Një lidhje dashurie mes Bricjapit dhe Virgjëreshës është një kombinim i zgjuar, në fakt këto dy shenja ka mundësi të jenë shpirti binjak i njëri-tjetrit. Të dyja shenjat kanë shumë gjëra të përbashkëta, janë racional dhe shumë të organizuar, punojnë fort dhe me përgjegjësi. Për më tepër këto dy shenja kërkojnë mbështetje dhe inkurajim çka mund t’ia japin shumë mirë njëri-tjetrit.

Kombinimi i gabuar:

Bricjapi dhe Luani janë një përputhje e gabuar. Për shkak se Luani është shumë aventurier dhe energjik, ndërsa Bricjapi është natyrë e qetë dhe shtëpiake, këto dy shenja nuk shkojnë shumë mirë bashkë.

Ujori

Kombinimi perfekt:

Shigjetari dhe Ujori janë dy shenja që kombinohen shumë natyralisht. Të dy shenjat kanë një mature për çdo veprim në jetë dhe kanë tendencën të mos e lejojnë veten të drejtohen nga emocionet. Të dy shenjat janë energjikë, plot çiltërsi dhe aventurierë, çka i bën ata një çift shumë perfekt.

Kombinimi i gabuar:

Ujori dhe Akrepi nuk ka gjasa të shkojnë mirë bashkë. Akrepi është dominues dhe shpesh herë posesiv çka nuk shkon mirë me lirinë që kërkon ujori.

Peshqit

Kombinimi perfekt:

Peshqit shkojnë tmerrësisht shumë me Gaforren sepse janë shenja uji. Të dyja shenjat janë sensitive të dhimbsura dhe kanë një afrimitet aq të madh sa që shpesh mund të përfundojë në martësë. Peshqit janë të aftë të sjellin ide kreative ndërsa Gaforrja ka aftësinë t’i realizojë ato. Romanticiteti mes tyre është i denjë për novela dashurie.

Kombinimi i gabuar:

Peshorja është shpesh i papërshtatshëm për femrën në shenjën e Peshqve. Edhe pse tërhiqen ndaj njëri-tjetrit, lidhja nuk ka gjasa të zgjasë shumë. Peshqit kanë tendencë të jenë të ndjeshëm ndërsa peshorja mund të shkaktojë shumë argumenta që i lëndojnë ndjenjat Peshqve.