fbpx

Me kë e ka? Dafina Zeqiri thumbon: Pandemi tallavaje në industrinë muzikore

dafina-zeqiri.png

Dafina Zeqiri është një këngëtare shumë e dashur për publikun shqiptar. Ajo sjell hite të njëpasnjëshme, që në fakt marrin miliona klikime në Youtube. Së fundmi, ajo ka habitur me postimin e fundit në Instastory. Dafi ka thumbuar haptazi kolegët e saj, duke shkruar se tashmë industria muzikore është kthyer në një “pandemi tallavaje”. “Sa e turpshme” vijoi ajo.
Por me kë e ka këngëtarja?
Këngëtarët shqiptarë akuzohen së shumti për blerje klikimesh, këto akuza zakonisht vijnë nga vetë kolegët e tyre. Po kjo e fundit ka ardhur nga një fans, pikërisht aty ku nuk e prisnim tek Dafina Zeqiri. Pas akuzës Dafina nuk ka ngurruar të kundërpërgjigjet duke ndezur debat mes saj dhe komentuesit në rrjetin social Twitter. Dafina ka replikuar në komentin e ndjekësit ku shkruhej: “Boll bleve klikime dhe komente moj. Turp t’ju vijë fundërrina”.
“Artistat qe menja sjau merr ti blejnë gjatë natës ka 100k/ për 1ore deri ne 1million klikime/ për 1 ore sa jeni tu pa ëndrra t’mira. we keep it organic ✌️ there, I said it! ”

Këngëtarja shkruan se ajo nuk ka nevojë të blejë klikime pasi po bën këngë të mira dhe publiku ia di vlerën. “Për ekip timin komplet? Të garantoj unë ty loqkaman që s’blejmë as pëlqime, as ndjekës as klikime. S’kemi nevojë, këngë të mira po nxjerrim, klubet e natës po i mbushim komplet/ S’kemi nevojë as poste ‘sold out (janë shitur biletat)’/ ‘bomba’ me publiku se na e dinë vlerë organizatorët dhe fansat”- është kundërpërgjigjur Dafina.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303