Me kë opozitë do qeveria të bashkëpunojë për Reformën Zgjedhore? Ja si përgjigjet Spiropali

Screenshot_1-46.png

Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka folur në lidhje me Reformën Zgjedhore në emisionin ‘Top Talk’ në Top Channel.

E pyetur se me kë nga opozitat dëshiron mazhoranca të bashkëpunojë për Reformën, ajo përgjigjet: “Me të dyja dhe me të gjithë”.

“Ne duam që një reformë më të gjerë zgjedhore me të gjithë aktorët këtu, përfshirë opozitën jashtëparlamentare. Nuk mendojmë se mund t’i bëjmë të gjitha vetë”, tha Spiropali.

Më tek, Spiropali e ka cilësuar si pozitive pjesëmarrjen e PD dhe LSI në tryezën e iniciuar nga OSBE në kuadër të Reformës Zgjedhore.

“Shpresoj që paketën për reformën zgjedhore ta ndajmë në dy pjesë, siç përcaktohet edhe nga deklaratat e CDU/CSU. Të bëjmë çfarë mund të bëjmë për rekomandimet për OSBE dhe këtë mund ta bëjmë me opozitën parlamentare. Për pjesën e dytë, çka nënkupton diskutime mbi sistemin, ndryshimin e sistemit apo çështje të tjera, ide, ëndrra, etj, zgjidhje patjetër që ne kemi nevojë për tryezë të gjerë siç ishte edhe tryeza e OSBE”, tha ministrja.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303