Sindi pati një përballje dje me Julin, pasi e akuzoi këtë të fundit se i kishte ofenduar familjen teksa ndodhej në një video live në Instagram, ku u përmend emri i saj.
Ka ndikuar shumë në familjen time. Është një sharje banale në videon live, që ka prekur familjen time. Kam parë dje familjen time, në situata që nuk i mendoja kurrë. Këtë video ma ka komunikuar kushëriri im. Mamaja akoma nuk e ka kaluar humbjen e gjyshit, pas kësaj u bë shumë keq, ka marrë qetësues shumë të fortë. Kam duruar sharje, ofendime dhe skena të rënda, por jo për familjen time. Mezi kam ardhur sot në Top Channel. Nuk arrij dot të qetësoj familjen time.
Por Juli nuk e pranoi se e ka sharë, madje ai tha se e kishte për telefonin. Mirëpo lidhur me këtë situatë ka reaguar Elvisi, i cili i ka dalë në mbrojtje Sindit.
“E neveritshme deri në ekstrem, të shikosh se si një produksion me kaq audiencë dhe përgjegjësi, justifikohen ofendimet e rënda dhe përkrahin antivlerat. Ore ju që jeni aty brenda, si pranoni të jeni të pranishëm e mos të thoni një gjysmë fjale? Qoftë Sindi, qoftë kushdo tjetër, se meriton këtë përbuzje publike, në një spektakël që pretendohet se përfaqëson rininë shqiptare”, shkruan Elvisi në postim.
![]()

