“Më kërkoi të zhvishesha”, Këngëtarja rrëfen ngacmimin seksual që i bëri regjisori

Këngëtarja dhe aktorja me famë botërore, Jennifer Lopez, ka zbuluar së fundmi një histori jo shumë të këndshme të jetës së saj.

Gjatë një interviste për “The Hollywood Reporter”, Lopez u shpreh se regjisori i njërit prej filmave ku aktorja ka luajtur, e kishte ngacmuar atë seksualisht.

50 vjeçarja rrëfeu se që në takimin e parë me të, regjisori i kishte kërkuar asaj që t’i tregonte gjoksin. “Shkova në një takim me regjisorin e një filmi dhe ai më kërkoi të hiqja reçipetat për të më parë gjoksin”, ka treguar aktorja dhe këngëtarja e famshme.

Por pavarësisht se zbuloi këtë histori, Jennifer Lopez vendosi që të mos e tregonte emrin e regjisorit në fjalë, duke i bërë të gjithë kuriozë që të mësojnë se për kë bëhet fjalë.

Ndërkohë pas suksesit të madh që pati me filmin “Hustlers”, ku kishte rol kryesor, Lopez aktualisht po merret me filmin e saj më të ri.