Me këto truke do shkëlqeni në takimin e parë

Takimi i parë është hapi i parë i joshjes, ndaj çdo element i femrave  që nga sjellja e deri te make up-i, duhet të punojë në funksion të këtij “misioni”.

Vajzat nuk duhet ta anashkalojnjë kurrë fuqinë e një fytyre të mirë-trukuar, dhe duhet të kenë parasysh: “joshëse” është fjala e parë që duhet t’ju vijë ndërmend.

Ja si të rregulloheni për takimin e parë:

Flokë të lëshuar, të valëzuar

Mendoni ikonat e viteve ’50, periudha e artë e Hollywood-it, koha kur sharmi ndihej kudo në ajër. Flokët e tyre të mëndafshtë ishin gjithnjë të valëzuar, të butë e me shkëlqim.  Megjithatë, mos bëni asnjë përpjekje të tepruar, pasi natyrshmëria vlerësohet ku e ku më shumë.

Pak dhe saktë te sytë

Një eyeliner i zi e i thjeshtë, mbase pak më i theksuar se zakonisht, del e tepron. Jepuni syve atë vështrimin lozonjar të maces, pasi sytë janë një armë e fuqishme sharmi. Në fund të fundit, shoqëruesi juaj sheh shpirtin tuaj nëpërmjet tyre.

Kujdes manikyrin!

Një dorë e pastër dhe me thonj të kuruar është shumë e pëlqyer nga meshkujt. Mbajini  thonjtë në formë bajameje, me një gjatësi mesatare, dhe lyejini me një manikyr të kuq vishnje apo blu të thellë nate.

Domosdo, buzë të kuqe

Duke qenë se u kursyem te sytë, truku duhet balancuar te buzët. Zgjidhni një buzëkuq joshës, në një nuancë të kuqe apo ngjyra të tokës, për t’I theksuar e nxjerrë më mishtore. Ju e dini që ngjyrat e errëta thithin dritë, ndërsa të çelëtat reflektojnë. I njëjti parim vlen edhe te buzëkuqi juaj.

/real-news.tv/