“Me kurajo dhe guxim të pashoq”, Rama bën potimin për kryeinfermieren e Infektivit

Ana-infermiere.jpg

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një postim sot në rrjete sociale. Ai i ka uruar ditëlindjen publikisht një prej infermiereve që iu shërben të sëmurëve me COVID-19.

Rama e ka cilësuar Ana Lucën, si një person me kurajo dhe me një guxim të pashoq në përballimin me “armikun” Covid-19.

“#EDHE100 ANA💐
Në këtë ditë të shtune që përkon edhe me ditëlindjen e saj, Ana Luca është duke u shërbyer pacientëve me COVID19, si kryeinfermiere në detyrë e Spitalit Infektiv, duke përballur me kurajo dhe guxim të pashoq, armikun e padukshëm e të pabesë.

Është kënaqësi dhe nder që si kryetar i qeverisë, t’ia uroj në emër të të gjithëve këtë ditë të shënuar një prej heronjve të mjekësisë, forca njerëzore e të cilëve, bashkë me aftësinë e tyre të spikatur profesionale, i bën shembuj frymëzues e domethënës për të gjithë ne në këto kohë posaçërisht të vështira”, shkruan Rama.

scroll to top