Modelja Chloe Ayling ka folur për herë të parë për rrëmbimin e tmerrshëm nga dy vëllezër. 21-vjeçarja ka treguar mes lotësh se i kishte ofruar marrëdhënie seksuale njërit prej dy vëllezërve, në një përpjekje të dëshpëruar për t’u arratisur.
Ajo tregoi se ata e kishim marrë, i kishin lidhur duar dhe e kishin futur në bagazhin e një makine. Më pas, njëri nga rrëmbyesit, Lukasz Herba, 31-vjeç, e ka detyruar modelen të kryej marrëdhënie seksuale me të.Të dy vëllezërit janë arrestuar. 31-vjeçari është dënuar me 16 vite burg, ndërsa vëllai i tij, po është ende në paraburgim, në pritje të vendimit të gjykatës. “Ne ishim në një krevat dopio. Ai mu afrua dhe filloi të fliste, të më bënte komplimente.
E pashë këtë si një mundësi për t’u arratisur. I thash atij se nëse do të më lejonte të ikja, mund të krijonim një marrëdhënie më pas. Ai u emocionua shumë nga kjo, më pas më kërkoi të shkoja të bëja dush.
Ajo tregoi më pas se kishte shkuar në Milano për të xhiruar një set fotografik, por më pas kishte zbuluar se ishte një mashtrim dhe dy vëllezërit e kishin rrëmbyer duke e futur në bagazhin e një makine.