“Më lini të vdes në krahët e vajzës”, gazeta e madhe britanike reportazh për historinë plot dhimbje

diena-mecaj-Untitled-600x360.png

Gazeta britanike “Mirror” i kushton një artikull Diena Karanxhës dhe vajzës së saj, të cilat humbën jetën nën rrënojat e tërmetit që ra ditën e martë në Shqipëri. Një nënë e goditur nga tërmeti në Shqipëri iu lut ekipeve të shpëtimit që ta linin të vd.is.te në krahët e së bijës, pasi vogëlushja u v.ra gjithashtu.

Diena Meçaj Karanxhaj, 30 vjeç, u gjet në rrënoja në qytetin e Durrësit në Shqipëri pas shembjes së një godine gjashtëkatëshe gjatë tërmetit të 26 nëntorit.

Raportohet se Diena u gjet me trupin e vajzës së saj të vd.e.kur, Esiel, 9 vjeç, e cila kishte ndërruar jetë 12 orë më parë.

Ajo thuhet se i ishte lutur ekipeve të shpëtimit, duke u thënë: Mos më nxirrni jashtë, dua të vdes në krahët e bijës sime.

Mediat lokale raportojnë se Diena vd.iq nga hemorragjia gjatë rrugës për në spital.

Burri i saj, Dorian Karanxhaj vd.iq nga një atak kardiak në vitin 2015 dhe ajo ia kishte dedikuar jetën rritjes së vajzës së re e vetme.

Ajo postonte foto të atij me diçiturën: “Dita e baballarëve. Sa do të dija që të ishe këtu me Esielin tonë të dashur, të cilës i mungon kaq shumë”.

“Shumë njerëz thirren ‘baba’, por ti ishe një prej atyre pak që e meritojnë të quhen baba. I mirë, i dashur, i ëmbël, me një zemër të madhe. Do të të dua përgjithmonë”.

Sipas mediave lokale, mamaja dhe e bija do va.rr.osen me fustane nusërie.

Amarda Toska, pronarja e dyqanit, potsoi foto të nënës dhe bijës në llogarinë e saj në Instagram me diçiturën: “Shumë herë kam derdhur lot gëzimi teksa ndjekim vajzat me fustane nusërie. Nuk e mendoja kurrë se do derdhja lot dh.i.mbje si sot për të bukurat Diena dhe Esiel”.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303