fbpx

‘Më lironi’. Mihal Kokëdhimës i rrëzohet kërkesa, sëmuret rëndë…

miho.jpg

Rrëzohet kërkesa e Mihal Kokodhimës për t’u liruar nga qelia. Gjatë gjykimit të zhvilluar në Vlorë, përfaqësuesi i akuzës Saimir Smaka ka kundërshtuar pretendimet e Mihal Kokëdhimës, pronarit të ish-restorant Panorma i cili dhunoi turistët spanjollë se duhet të linte qelinë për shkak të problemeve shëndetësore.

Smaka i kishte kërkuar gjyqtares së çështjes të refuzonte kërkesën e tij për lirim. Në fund të gjykimit pasi trupi gjykues i përbërë nga Esmerilda Habili, vendosi të rrëzojë kërkesën e Kokëdhimës. Vendimi është marrë në datën 25 shtator 2019, dhe tashmë ky vendim është ankimuar nga Kokëdhima në gjykatën e Apelit Vlorë.

Mihal Kokëdhima është sëmurur në ambientet e burgut ku po vuan dënimin pasi në muajin gusht u përfshi në një përplasje fizike me biznesmenin Spanjoll Eugenio Galdon që kishte mbërritur në Shqipëri me familjen për turizëm.

Nëpërmjet disa raporteve mjekësore të kryera disa kohë më parë në spitalin e Janinës në Greqi, ku mjekët e këtij spitali gjatë një studimi ekografik kanë evidentuar se Mihal Kokëdhima, ka një zgjerim të aortës së zemrës, Kokedhima, kushëriri i ish-deputetit Koço Kokëdhima, iu drejtua gjykatës së Vlorës duke kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në një masë më të butë. Nëpërmjet avokatëve mbrojtës,Kokëdhima ka parashtruar në gjykatën e Vlorës disa raporte mjekësore të spitalit të Janinës, duke tentuar të bindin gjyqtaren Esmerilda Habili, se Kokëdhimës i rrezikohet jeta gjatë qëndrimit në burg, pasi sëmundja e zemrës që ai vuan, mund të sjellë përkeqësimin e shëndetit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303