Me makina superluksoze por ende pa patentë…

Reperja e njohur Cardi B ka zbuluar makinat super-luksoze që gjenden në oborrin e shtëpisë së saj.

Por, ajo nuk mundet t’i japë asnjërës prej tyre, për shkak se ende nuk e ka marrë patentën.

Përmes rrjeteve sociale, reperja ka treguar disa prej veturave, të cilat kapin shifra të larta dhe janë të brendeve të njohura.

Edhe një tjetër emër i njohur, Jennifer Lopez, javë më parë mori dhuratë veturë luksoze nga partneri, por ka deklaruar që nuk i ka dhënë asnjëherë makinës pasi as ajo nuk ka leje drejtimi.

Si Cardi B ashtu edhe Jennifer Lopez kanë habitur fansat me këto deklarata.