Kirurgia Lida Shosha ka shpërthyer me anë të një statusi në rrjete sociale, ndaj të gjithë atyre që në fillim iu kthyen kundër dhe e tallnin doktoreshën, pasi kjo e fundit bënte mesazhi sensibilizuese kundër Covid-19.
Në fillim shumë persona dyshonin se virusi nuk ekzistonte, por kirurgia gjithmonë bënte apele të forta.
“Po sot, ku jeni, dilni e gëlltisni çfarë vollët nga krevatet e kolltukët e shtëpive, studiot televizive, kafenetë me nargjile”, shkruan mjekja.
Shkruan kirurgia Lida Shosha:
Na pret “Dimri i madh”
Kur muaj më parë bëra një status sensibilizues për mosbesuesit, tallësit, njerëzit që për hir të vërtetës ishin të shumtë, që akuzonin, talleshin, etiketonin, njollosnin e mallkonin mjekët se po shpifnin për ekzistencën e virusit, shumë syresh mu vërsulën e nuk kursyen lumenjtë e mallkimeve.
Po sot, ku jeni, dilni e gëlltisni çfarë vollët nga krevatet e kolltukët e shtëpive, studiot televizive, kafenetë me nargjile. Fatkeqësisht covidi i mallkuar po troket në çdo derë diku si mik e diku si armik, po mer njerëzit e shtrenjtë, udhëtimi i tij në këtë botë akoma vazhdon, d’dihet kush do mbijetojë.
Virusi është aq i zgjuar saqë viziton të parët ata që injoruan ca masa mbrojtëse minimale, që su kushtonte asgjë. Si mjek do jap përherë kontributin tim në sensibilizimin e popullatës, për ruajtjen e shëndetit. Bëni kujdes miq. Kurba e infektimeve dhe vdekjeve po rritet nga dita në ditë… “Dimri i madh po afron.” Zoti na mbroftë të gjithve.