fbpx

“Me mendje jam mashkull”, i riu shpenzon sa qimet e kokës për t’u dukur si Barbie

Homza Šimša është mashkull dhe vishet si i tillë kur shkon në punë, por kur del apo kur ka kohën e tij të lirë i pëlqen që të vishet dhe grimohet si femër.

Ai shprehet se tërhiqet nga femrat, por ama ka bërë disa operacione plastike për t’u dukur si Barbie.

“Mund të vishem dhe të duket si femër, por në mendjen time jam mashkull 100%. Më tërheqin femrat, por disa nga ato e kanë problem pamjen time të jashtme. Dua që edhe femrat me të cilat dal të duken si Barbie”, shprehet 26-vjeçari i cili ka bërë edhe modifikime në fytyrë për t’u dukur si kukull.

Deri më tani, Homza ka shpenzuar 20 mijë euro me operacionet plastike.