Numri i civilëve të vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës është më i lartë se sa është raportuar, tha shefja e misionit të OKB-së për monitorimin e të drejtave të njeriut në vend, sipas The Guardian.
Numri zyrtar i viktimave civile në Ukrainë është 3,381 si dhe 3,680 janë të plagosur.
“Ne kemi punuar me vlerësimet, por gjithçka që mund të them për momentin është se janë mijëra të vdekur më shumë se numrat që ju kemi dhënë aktualisht,” tha Matilda Bogner.
Advertisement